Detaje nga plagosja e trefishtë në biznesin e tapicerive, u përdorën dhe gërshërë

28 Mars 2026 | 11:28

Janë zbuluar detaje nga plagosja e trefishtë në Korçë, ku tre persona kanë mbetur të lënduar pas një sherri në një biznes të tapicerëve të makinave

Tre personat mbetën të plagosur pas një konflikti të ndodhur në unazën veriore të qytetit të Korçës ku u përdorën dhe gërshërët ndërsa njëri prej të plagosurve, pronari i biznesit të tapicerisë, Renaldo Xhixho, mbeti i lënduar rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën më lehtë.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se sherri ka nisur në këtë biznes të tapicerëve, ku dyshohet se konflikti erdhi për shkak të punës së kryer në tapiceri.

Oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë në pyetje disa persona që kanë qenë të pranishëm në ngjarje, përfshirë të lënduarit dhe pronarë të tjerë të bizneseve pranë vendit të ngjarjes.

Aktualisht, policia ndodhet në ambientet e spitalit të Korçës, ku po vazhdon marrjen e deklaratave nga të përfshirët në këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka ndodhur një konflikt fizik midis disa shtetasve. Si pasojë e konfliktit, janë dëmtuar 3 prej tyre (njëri prej të cilëve me mjet prerës gërshërë) të cilët u dërguan për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në ambientet e Komisariatit ndodhet i shoqëruar një shtetas, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026