“Dhimbje koke, të vjella” – Mjeku tregon simptomat e tensionit të syrit…
Glaukoma, e njohur si tensioni i syrit, shfaqet përgjithësisht pas moshës 40-vjeçare. Si shkak i goditjes nga një grup sëmundjesh, syrit i shkaktohet një dëmtim progresiv i nervit optik në pikën ku ai lejon syrin të transportojë informacionin vizual në tru.
Mjeku okulist Rubin Topi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se gjenetika është shumë e rëndësishme në rastin e glaukomës, që quhet ndryshe vjedhës i heshtur i shikimit pasi dëmtimi i fibrave optike ndodh në mënyrë graduale
Ai tregoi disa nga simptomat e tensionit të syrit.
“Është një vjedhës i heshtur i shikimit se dëmtimi i fibrave të nervit optik ndodh në mënyrë graduale. Kur nuk kurohet ka shenja shumë të dukshme, ka një dhimbje të tmerrshme të syrit, dhimbje të kokës deri në të vjella dhe syri ka fituar një presion aq të madh sa po ta prekësh është bërë si gur, imagjinoni një top futbolli që vetëm e fryn. Ka edhe raste ekstreme kur nuk merren masa të menjëhershme kur çahet integriteti i globit okular”, tha mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë