Dhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut dhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thotë se nga 2755 teste të kryera, 23 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Një tjetër tregues pozitiv sipas specialistëve shëndetësorë është numri i pacientëve që arrijnë të mposhtin coronavirusin.
Sipas MSH-së, në orët e fundit listës totale të të shëruarve i janë shtuar 1.191 persona, shifër kjo, e cila ka shtuar entuziazmin e autoriteteve se agresivitetit i epidemisë vdekjeprurëse po vjen në rënie.
Që nga fillimi i epidemisë, Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 155 269 raste, prej të cilëve 148 664 janë shëruar, ndërsa 5 408 kanë ndërruar jetë.
Kryeqyteti i vendit, Shkupi, është qyteti më i prekur nga epidemia e COVID-19.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona