“Dhuna ndaj avokatit, akt terrori”- Braho: Të mos relativizohet ngjarja!
Avokati Ledio Braho është shprehur se dhuna ndaj kolegut të tij, Sokol Mëngjesit, është një akt terrori dhe e pajustifikuar.
Komentet Braho i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se shumë shpesh dhuna ndaj avokatëve apo funksionarëve publikë justifikohet nga gjuha e përdorur nga publiku të cilët thonë ‘diçka ka bërë që e kanë rrahur’.
Ai tha se lidhur me rastin e dhunimit të avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesit, duhet të ketë një reagim të fortë institucional.
“Për mua nuk ishte rrahje e dhunë, por akt terrori. Të bësh një akt të tillë kundrejt një avokati, për më tepër nga një klient i veti, nuk mund t’i vësh asnjë emër tjetër përveçse akt terrori. Edhe referimi i Policisë për ‘vrasje në tentativë të funksionarëve publikë’, besoj se është akti më i drejtë. Tregon kushtet në të cilat avokatët punojnë në Shqipëri.
Ne e dimë që në Shqipëri është e vështirë të zbatohen kontratat, por të bësh një akt të tillë kundrejt avokatit që të ka fituar procesin gjyqësor, kjo është e padëgjuar. Ne kemi pasur avokatë të dhunuar edhe më parë, edhe të vrarë.
Dhe gjithmonë situatat janë munduar të relativizohen sepse gjuha e publikut është ‘avokatët janë sekserë, diçka do ketë bërë’, por ky nuk është rasti. Sot askush nuk duhet të lumturohet apo të relativizojë dhunën ndaj avokatëve. Duhet të ketë reagim institucional”, tha Braho.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë