Berisha: Avokati i kryetarit të partisë opozitare goditet vetëm në Iran ose Moskë
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se avokati i kryetarit të partisë kryesore opozitare sulmohet vetëm në Iran, Moskë ose Mianmar.
Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës para mbështetësve, nga dritarja e banesës së tij, ku po vuan dënimin me ‘arrest shtëpie’ për korrupsion, teksa foli për dhunimin e avokatit të tij, Sokol Mëngjesit.
Ai tha se ka qenë një skenar i përgatitur mirë që Mëngjesi të sulmohej para kamerave, në qendër të Tiranës, me qëllim për t’i mbyllur gojën opozitës.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Më thoni pak ju të nderuar, të mashtruar se ata që e bëjnë me qëllim vetëm të nderuar nuk mund të jenë, si ka mundësi që 4 vetë pa maska, tre prej tyre me uniformë dhe në mes një ish-polic, po për çfarë?
Sepse profesor Sokol Mëngjesi kishte mbrojtur drejt çështjen e policit Nano, Dritan Nano dhe e kishte fituar çështjen.
Po cila mendje e mbrapshtë njerëzore e çon në nivel kafshe, në nivel shtaze një njeri që me avokatin fiton çështjen dhe tani kërkon t’i marrë jetën?
Kujt ia thoni ju këto?
Po këtë e bën një mendje si Edi Rama e Taulant Balla që organizojnë banda për akte të tilla.
Më thoni pak, po do thoni pse u dorëzua? Edhe dorëzimi ishte pjesë e skenarit.
Ndaj edhe njëherë miq, atentati ndaj avokatit të nderuar, ndaj akademikut të shquar Sokol Mëngjesi është një sulm, është një atentat ndaj opozitës. Nga narkopushteti, nga Edi Rama, nga Taulant Balla, nga falangat e tyre të krimit.
Le t’i pyesim pak, po pse për miqësi me Dritan Nanon, tre banditë vendosën të ekspozojnë veten si banditët, si agresorë primitivë në qendër të Tiranës. Jo mo jo, kurrë.
Për Dritanin ata nuk shkonin as në kafene.
Dritani ka qenë pjesë e skenarit. Për Dritanin ata nuk çanin kokën.
Dhe tani na thoni se kemi edhe regjistrime. Sigurisht që keni regjistrime se jeni vetë skenaristë. Dhe skenarit nuk i mungojnë regjistrimet.
Me këtë rast, miqtë e mi, së fundmi u them këtyre magneteve të shpifjeve dhe trillimeve të Edi Ramës, është turp t’i besoni kaq lehtë.
Ku ndodh të goditet avokati i kryetarit të partisë kryesore opozitare?
Kjo ndodh në Iran, kjo ndodh në Moskë, kjo ndodh në Mianmar, kjo ndodh në diktaturë.
Po në cilin vend ka ndodhur kjo, na thoni pak ju?
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë