Dhuna ndaj tre shqiptarëve/ Policia e Malit të Zi: Janë identifikuar tre agresorët
Policia e Malit të Zi ka identifikuar tre persona të dyshuar, të cilët sulmuan dhe dhunuan tre shtetasit shqiptarë në rrugën kryesore të qytetit të Zelenikës.
Lajmin e ka bërë me dije Drejtoria e Policisë, ku ka njoftuar se sipas informacioneve që kanë, shkak i ngjarjes ka qenë një sherr në trafik, por pa dhënë detaje të tjera shtesë.
“Sot në orët e pasdites përmes telefonit është raportuar në shërbimin kujdestar të Departamentit të Sigurisë Herceg Novi se në rrugën kryesore në qytetin e Zelenikës ka ndodhur shkelje e rendit dhe qetësisë publike nga disa persona të panjohur. Policia dhe efektivët janë dërguar në vendngjarje ku kanë konstatuar tre persona, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët kanë pasur lëndime të dukshme, të cilët më pas janë drejtuar për të kërkuar ndihmë mjekësore. Policët kanë ndërmarrë veprime në kuadër të juridiksionit të tyre për të përcaktuar të gjitha rrethanat në të cilat persona të lënduar, dhe për të ndriçuar ngjarjen. ”, thuhet në njoftim.
Sipas mediave, tre persona nga Herceg Novi dyshohen si autorë të sulmit fizik.
Shqiptarët që ranë pre e dhunës janë Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci. Ata kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar dhe dhunuar nga agresorët të cilëve deri më tani nuk u është zbuluar identiteti.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë