Dhunimi i 3-vjeçares, Rumano: Sistemi nuk ishte ne gjendje te zgjidhte situatën

10 Nëntor 2023 | 21:47

Avokati Gentian Rumano ka komentuar dhunimin e 3-vjeçares në kopshtin “Stinet” nga edukatorja, ku pati dhe fraktura në këmbë.

Në një intervsitë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se sistemi në këtë rast nuk ishte ne gjendje të zgjidhte situatën duke shtuar se dhe në këtë ngjarje ishte media ajo që bëri publik rastin e rëndë.

Mes tjerash ai nënvizoi se policia duhet të ishte në gatishmërinë maksimale për ta identifikuar këtë çështje.

“Ajo që është për t’u evidentuar është se këtë rast nuk është se e zgjidhi sistemi por e zgjidhi ndërhyrja e medias. Ishte media  që bëri evidentimin dhe presionin e rastit. Pra sistemi nuk ishte në gjendje të funksiononte me të gjithë mekanizmat që ka. E mori shumë lehtë këtë situatë. Policia duhet të ishte në gatishmërinë maksimale për ta identifikuar këtë çështje. Fakti që u bë publike menjëherë dhe që pati një impenjim nga ana e medias dhe me një përkrahje nga ana e publikut, kjo nuk i jepte të drejtën policisë që ta merrte me një përshkallëzim kaq të ulët”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026