English

Dhuruesi i spermës që ka 57 fëmijë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ai ndjen nevojën për të ndihmuar të tjerët që të bëhen me fëmijë. Po flasim për një dhurues të spermës, i cili ka mundësuar lindjen e 57 fëmijëve. Madje për të qënë sa më produktiv ai ka hequr dorë nga marrëdhëniet seksuale.

- Advertisement -

Kyle Gordy, 31 vjeç, filloi të dhurojë për herë të parë spermën e tij në vitin 2014 dhe ka ndihmuar dhjetëra gra që të bëhen nëna gjatë 9 viteve të fundit. Djali nga Kalifornia gëzonte një jetë seksuale të zjarrtë, por lidhjet e tij tani janë “inekzistente” pasi “hobi” i dhuruesit të spermës ka marrë një rëndësi të shtuar. “Një nga arsyet pse nuk dal jashtë dhe bëj seks është sepse dua ta ruaj atë [spermatozoidet] dhe të jap shansin më të mirë të mundshëm për shtatzëni”, tha Gordy për mediat ndërkombëtare.

Babai pjellor i 57 fëmijëve thotë se ai gjithashtu heq dorë edhe nga lidhjet rastësore për një natë, për shkak të rrezikut të kontraktimit të infeksioneve që mund të ndikojnë potencialisht në cilësinë e spermës së tij. “Unë nuk dua të rrezikoj të bëj seks me gra të rastësishme dhe të marr një sëmundje seksualisht të transmetueshme, kështu që kam shumë përgjegjësi mbi supet e mia dhe nuk do të rrezikoj,” tha donatori.

Gordy ka folur më parë se si ai e ka pasur të vështirë takimin me gratë që iu ka dhuruar spermën duke thënë se shumica e tyre janë të kuriozuara për ta njohur dhe pse për ndonjë lidhje intime. “Edhe pse kam pasur disa gra të interesuara për një lidhje të mundshme, kjo gjë nuk ka ndodhur”, – është shprehur ai.

Por ka pasur edhe raste sikurse ndodhi me një ukrainase,  Alina Iakushyna, 31 vjeçe, e cila u emocionua shumë pasi Kyle i dhuroi spermën. “Ishte kënaqësi nga fillimi në fund dhe ishte një gëzim absolut ta njihja atë,” tha ajo. “Fëmija im është i bukur dhe një mrekulli. I jam mirënjohës Kyle për realizimin e ëndrrave të mia”.

“Unë bëj shumë pyetje në lidhje me punën e tyre, shëndetin mendor, situatën financiare dhe qëndrimet e prindërve,” shpjegoi ai. “Për sa kohë që gruaja i plotëson kushtet dhe mund të kujdeset për fëmijën pa asnjë problem, atëherë unë do ta ndihmoj me kënaqësi.” Duke ndarë këshillat e tij për burrat që shpresojnë të bëhen baballarë, Gordy tha se sperma e tij e fortë varet nga gjumi i mirë i natës dhe largimi i stresit nga jeta e tij. “Mendoj se një gjumë i mirë më ndihmon dhe përpiqem të marr sa më shumë sy gjumë në ditë,” shpjegoi ai. “Unë mendoj se jam duke fjetur rreth 10 orë në ditë, ndonjëherë edhe më shumë nëse është e nevojshme. Shmangia e stresit aty ku është e mundur ka ndihmuar gjithashtu me spermën time”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×