“Diçka serioze nuk shkon mes Ramës e Kim”, Topalli zbërthen deklaratën e qeverisë

8 Dhjetor 2022 | 21:15

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli thotë se deklarata e Ministrisë së Jashtme lidhur me zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim tregon se diçka nuk shkon në raportet mes kryeministrit Rama dhe kryediplomates amerikane.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Topalli u shpreh se në 3 dekada nuk ka ndodhur që Ministria e Jashtme të flasë për procedurat e largimit të një ambasadoreje të huaj.

Kjo, sipas Topallit, tregon për një përplasje të fortë mes qeverisë dhe kryediplomates.

“Gjëja e parë që shkon në mend është se diçka shumë serioze që nuk shkon me qeverinë, lufta kundër korrupsionit, SPAK dhe emërimin e kreut të ri të tij, shumë mendojnë se mund të jetë kjo e fundit. Është një arsye shumë e fortë që krijon një shqetësim shumë të madh te qeveria, është një mesazh”, tha Topalli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026