Die Linke udhëzon gjermanët si të shmangin shërbimin ushtarak: Pini marijuanë

20 Nëntor 2025 | 20:53

Partia Die Linke po përgatit një udhëzues të detajuar mbi mënyrat se si të rinjtë gjermanë mund të shmangin shërbimin ushtarak. Kreu i Die Linke, Jan van Aken tha se një nga këto mënyra është pirja e marihuanës para provimeve të shërbimit ushtarak.

Jan van Aken tha se partia e tij ka shumë përvoja pozitive për të ndarë me të rinjtë që thjesht nuk duan të detyrohen të veshin uniformë.

“Për shembull, thuhet se pirja e një cigareje të madhe me marijuanë para një ekzaminimi mjekësor mund të ndihmojë në shpalljen e dikujt të papërshtatshëm për shërbim,” tha ai.

Die Linke kundërshton fuqimisht planet e shërbimit ushtarak. Këto propozime nga Die Linke vijnë pasi koalicioni qeverisës i kancelarit Friedrich Merz arriti një marrëveshje mbi një program të ri shërbimi ushtarak vullnetar për të rinjtë, që synon forcimin e Bundeswehr-it, forcave të armatosura të Gjermanisë.

Propozimi, i cili ende duhet të miratohet nga parlamenti, thekson që të gjithë burrat e lindur pas vitit 2008 të vlerësohen për shërbimin ushtarak. Ndërsa programi fillimisht është menduar të jetë vullnetar, ligjvënësit mund të prezantojnë një masë të detyrueshme për të plotësuar vendet e lira nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026