“Digjet” Parlamenti serb, përplasje të forta me policinë në Beograd

7 Mars 2025 | 08:49

Një grup qytetarësh që ishin mbledhur para hyrjes në ndërtesën e Kuvendit të qytetit të Beogradit, janë përfshirë në një përleshje fizike me sigurimin. Konflikti ndodhi kur qytetarët tentuan ta largonin gardhin mbrojtës përpara ndërtesës.

Pas disa minutash, rojat e sigurisë u zëvendësuan nga forca të policisë, të cilat arrestuan disa individë për të cilët ekziston dyshimi se morën pjesë në përleshjen me anëtarët e sigurisë.

Qytetarët e rrethuan automjetin e policisë duke mos lejuar që ai të lëvizte, ndërsa disa këshilltarë opozitarë dhe qytetarë u përfshinë në një përplasje me policinë.

Të mbledhurit para Kuvendit brohorisnin “Duart tuaja janë të përgjakura” dhe gjuanin me vezë dhe ngjyrë të kuqe ndërtesën e Kuvendit të qytetit.

Protesta ishte paralajmëruar më parë përmes rrjeteve sociale, dhe një nga organizatorët kryesorë ishte Iniciativa “Ura mbetet”, e cila është kundër largimit të urës së Vjetër të Savës.

Organizatorët e protestës kërkuan bllokimin e seancës së Kuvendit të qytetit të Beogradit, e cila nisi pak pas orës 10 të mëngjesit të së enjtes. Siç tha ata, “pikat e vetme legjitime të rendit të ditës duhet të ishin mbështetja për protestat e studentëve dhe moratoriumi mbi projektet ndërtimore jotransparente”.

Anëtarët e opozitës arritën ta ndalin përkohësisht seancën e Kuvendit të qytetit duke intonuar himnin e Republikës së Serbisë. Këshilltarët e lëvizjes “Zgjohu e ndrysho” dhe Fronti i Gjelbër para foltores shpalosën flamujt e Serbisë. Ata i ftuan anëtarët e shumicës qeverisëse që të bashkoheshin me ta në intonimin e himnit, por ata qëndruan në vendet e tyre.

Këshilltari i lëvizjes “Zgjohu e ndrysho”, Savo Manojloviç, tha se seanca ishte mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe se “kryesuesi nuk ka protokoll dhe nuk dihet se çfarë po votohet e as si po votohet”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026