Dikur me 12 kisha dhe 5 ura, trashëgimia e fshatit Niçë drejt zhdukjes

27 Mars 2022 | 14:19

Dikur në fshatin Niçë ishin 12 kisha dhe 5 ura, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të zonës.

Sot në këtë fshat ndodhet vetëm 1 kisha dhe 1 urë, të cilat janë drejt zhdukjes.

Në kishën mbi 300-vjeçare janë dëmtuar ikonografitë origjinale të saj, të cilat i përkasin viteve 1700. Kjo si pasojë e depërtimit të ujit në çati.

Sipas kujdestarit të saj dhe banorëve, ajo është restauruar disa herë me paratë e banorëve të zonës, por sot ka nevojë për ndërhyrje të specializuar.

Edhe ura mbi-320 vjeçare, e vetmja e mbetur nga 5 të tilla dhe e ndërtuar me qemer po bie dita-ditës. Erozioni dhe faktorët  natyrorë kamë rrëzuar një pjesë të saj dhe në rast se nuk ndërhyhet shpejt ajo nuk do të ekzistojë më.

Dikur Niça ka pasur 3000 shtëpi dhe 15 mijë banorë. Sot është vetëm me 15 familje dhe zhdukja e kishës apo urës do të zhdukte përgjithmonë historinë dhe kulturën e kësaj zone të banuar kryesisht nga vllehët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026