Dimri rikthehet në Qarkun e Elbasanit, dëborë deri në 25 cm në zonat malore

27 Mars 2026 | 09:53

Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë gjatë natës zonat malore të Qarkut të Elbasanit, duke prekur veçanërisht Parkun Kombëtar të Shebenikut, fshatin turistik Fushë Studen dhe një sërë fshatrash mbi 800 metra mbi nivelin e detit në Njësinë Administrative të Librazhdit.

Sipas të dhënave nga terreni, në zona si Orenjë, Qarrisht, Dragostunjë, Polis, Babje, Dardhë dhe Xhyrë, trashësia e dëborës arrin deri në 25 centimetra, duke mbuluar rrugët dhe hapësirat përreth.

E njëjta situatë paraqitet edhe në zonat e tjera malore të bashkive Elbasan, Librazhd, Gramsh dhe Përrenjas, ku reshjet kanë rikthyer përkohësisht dimrin, në një kohë kur vendi ndodhet në prag të pranverës.

Reshjet nisën në orët e mbrëmjes dhe vijuan me intensitet deri pas mesnate, ndërsa mëngjesi i sotëm është shoqëruar me mot të vranët, por pa reshje të tjera.

Pavarësisht intensitetit të reshjeve gjatë natës, aktualisht nuk raportohen probleme në qarkullim. Të gjitha rrugët, përfshirë edhe ato rurale, janë të kalueshme, ndërsa autoritetet vendore vijojnë monitorimin e situatës për të garantuar lëvizjen e sigurt të banorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)

Parlamenti është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit, e cila ka rrethuar godinën e Kuvendit me forca të shumta policore dhe ka bllokuar të...
08:15 | 27/07/2026

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë

Lëvizja e mjeteve dhe udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është pezulluar për shkak të protestës së doganierëve grekë. Nga ora 05:00 deri...
07:30 | 27/07/2026