Dinamo City eliminon Vllazninë, siguron finalen e Kupës së Shqipërisë
Dinamo City është finalistja e dytë e Kupës së Shqipërisë për edicionin futbollistik 2025/2026, duke plotësuar kështu çiftin final të këtij kompeticioni.
Skuadra dinamovite siguroi kualifikimin pas një fitore minimale 0-1 në transfertë ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Loro Boriçi”. Golin vendimtar e realizoi Dejvi Bregu në minutën e 77-të, duke i dhënë avantazhin dhe biletën për në finalen e madhe ekipit të drejtuar nga Ilir Daja.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave ishte mbyllur në barazim 1-1, çka e bënte sfidën e kthimit vendimtare për kualifikimin. Me suksesin në Shkodër, Dinamo City siguron kalimin në aktin final të kompeticionit.
Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Dinamo City-t dhe Egnatias do të luhet më 13 maj, në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00.

A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Kikia: Protesta ka shënuar disa suksese
- 11:11 Akuzat për pronat në Divjakë, Berisha: Gënjeshtra, familja ime nuk ka pasur kurrë tokë atje
- 11:06 Krahasim me Hitlerin, Maon dhe Stalinin, presidenti Trump: Më duket mirë, por unë jam më i fuqishëm
- 10:49 Nesër aktiviteti sportiv “Triathlon Pogradec 2026”, kufizohet qarkullimi në disa akse rrugore
- 10:41 Bashkia Vlorë nis zbatimin e Amnistisë Fiskale për Detyrimet Vendore, zbardhet skema e plotë
- 10:40 Obama kritikon qasjen e Trump ndaj Iranit: Kosto të mëdha njerëzore dhe financiare
- 10:30 Pakistani konfirmon: Zvicra do të presë bisedimet SHBA-Iran brenda 2 ditësh