Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë, mund Egnatian me penallti
Dinamo City fitoi trofeun e Kupës së Shqipërisë, pasi mundi Egnatian në një ndeshje spektakolare në “Elbasan Arena” që u vendos vetëm nga penalltitë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2.
Në shtesë nuk u shënua asnjë gol dhe nga penalltitë, blutë u treguan më të saktë, duke fituar 5-4.
Në stadiumin “Elbasan Arena” u zhvillua një ndeshje shumë e fortë nga të dyja skuadrat. Për blutë, golat i shënoi Peter Itodo Mandela (2), ndërsa për Egnatian realizuan Guindo dhe Bakayoko.
Goli i parë i takimit u shënua nga Itodo Mandela në minutën e 19-të, ndërsa rrogozhinasit barazuan takimin në fundin e pjesës së parë me Guindon.
Në fraksionin e dytë, Itodo Mandela shënoi golin e dytë në minutën e 61-të. Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Egnatia barazoi 2-2 dhe sfida shkoi në shtesë.
Të dy pjesët e kohës shtesë nuk prodhuan asnjë gol dhe Kupa e Shqipërisë u vendos nga penalltitë, aty ku Dinamo triumfoi 5-4, duke siguruar titullin e 14-të në histori të Kupës së Shqipërisë.
Pas përfundimit të ndeshjes finale, u zhvillua ceremonia e dhënies së medaljeve dhe trofeut të Kupës, ku të pranishëm ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.
Presidenti Duka i dorëzoi medaljet dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë skuadrës së Dinamo City-t.
Formacionet
Egnatia: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Alijev, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ujka, Lushkja, Guindo
Dinamo City: Teqja, Hoxha, Aliji, Lorran, Meksi, Qefalija, Karamba, Tiago, Zabërgja, Vila, Mandela
LEXONI GJITHASHTU:
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 11:08 “Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
- 11:03 Shtyhet seanca për Veliajn, gjykata gjobit avokatin e tij dhe cakton një tjetër mbrojtës
- 10:48 Ishte nisur drejt Ukrainës, sulmohet një anije në brigjet e Rumanisë
- 10:32 Nis seanca paraprake për Erion Isain dhe 14 të pandehur të tjerë, të akuzuar për shkelje në tendera
- 10:23 Sot seanca e radhës për Veliajn, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullimin e gjyqit për 2 muaj
- 10:23 Rama për Paketën e Maleve: Shitet si akt tradhtie, mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojnë