Disa të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Roterdam
Dy incidente me të shtëna armësh në Roterdam kanë rezultuar në një numër të paspecifikuar të viktimave, tha policia më 28 shtator.
Një sulmues hapi zjarr në një banesë në këtë qytet holandez dhe më pas hyri në një qendër shëndetësore aty pranë.
“Dy incidentet me të shtënat në Roterdam kanë rezultuar me viktima. Ne fillimisht do të informojmë familjet dhe të afërmit dhe më pas do ta informojmë publikun”, tha Policia e qytetit në një postim në X, që më herët njihej si Twitter.
Njësitë elite policore hynë në spitalin në Roterdam për të kërkuar të dyshuarin, i cili sipas autoriteteve, ishte i armatosur me një pistoletë.
I dyshuari është 32 vjeç dhe motivet e sulmit janë ende të panjohura, raportoi agjencia e lajmeve ANP, duke cituar Policinë. Autoritetet thanë se i njëjti person është përgjegjës për dy incidentet.
Policia më herët deklaroi se sulmuesi ishte i veshur me rroba ushtarake.
Në Roterdam shpesh ka të shtëna dhe zakonisht ato iu atribuohen bandave rivale të drogës.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë