Diskutimi për administratën zgjedhore, Celibashi: Duhet një përbërje hibride
Administrata zgjedhore dhe përbërja e saj ishin në qendër të një tryezë të organizuar këtë të martë nga KQZ dhe OSBE, ku morën pjesë palët politike, por edhe institucione ndërkombëtare që merren me monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Gjatë tryezës, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se eksperienca e viteve të fundit ka treguar se një depolitizim total i administratës zgjedhore në të gjitha nivelet është i vështirë, pasi sipas tij partitë politike nuk do të pranon rezultatin e zgjedhjeve.
Për nënkryetarin e PD, Oerd Bykykbashi, komisionet në zgjedhje, dhe në tërësi administrata zgjedhore do duhet të vijoj të mbetet bipartizane siç ka qenë deri më tani.
Sakaq, përfaqësuesja e PS në këtë tryezë, Elena Xhina u shpreh se KQZ por edhe aktorët politik duhet të investohen më shumë në drejtim të trajnimeve për administratën zgjedhore.
Në këtë tryezë ishte i pranishëm edhe një përfaqësues i Komisionit të Venecias, Sasa Zagorc i cili në fjalën nënvizoi rëndësinë që ka administrata zgjedhore e pavarur për zgjedhjet e lira.
LEXONI GJITHASHTU:
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor