Dita Botërore e Sklerozës Multiple, 1800 pacientë në Shqipëri

30 Maj 2024 | 18:18

Në Shqipëri numërohen më shumë se 1800 persona të prekur nga Skleroza multiple, e cila është një çrregullim nervor autoimun. Në ditën botërore të kësaj sëmundjeje fokusi është  tek diagnoza në kohë.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” neurologu Pavllo Djamanti tha se në 10 vite shifrat e të sëmurëve janë rritur.

“Në 40% të rasteve është një diagnozë e vonuar. Në kuptimin që 40% e këtyre njerëzve kanë marrë njëherë më parë një diagnozë tjetër, pra janë keqdiagnostifikuar. Kjo vjen pasi edhe shenjat e sëmundjes janë të tilla që mund ta çojnë të sëmurin drejt diagnozave të tjera. Kemi shumë raste që kanë shkuar te doktorët e reumatizmës e më vonë kanë ardhur te neurologu dhe janë diagnostifikuar”, tha ai.

Por cilat janë shenjat tipike të sëmundjes?

“Shenjat kryesore janë çrregullimet në lëvizjet e anësive, çrregullimet e ecjes që kanë të bëjnë kryesisht me balancën, çrregullimet urinare. Këto janë kryesisht shenjat kryesore, që mund të fillojnë me disa mpirje apo rëndime të anësive, pra të duarve dhe të këmbëve. Këto shenja fillojnë pak nga pak dhe në regjone të ndryshme të trupit. Më pas me kalimin e kohës mund të zhvillohen edhe shenjat e tjera”, shpjegoi neurologu.

Skleroza multiple prek më shumë moshat e reja, dhe veçanërisht femrat.

“Është një sëmundje e moshave të reja përgjithësisht. Pikun e saj të incidencës e ka rreth moshës 20-40. Femrat preken më shumë, raporti femra-meshkuj është 3 me 1. Meshkujt zhvillojnë një sëmundje më të rëndë”, u shpreh mjeku.

Në të gjithë botën numërohen rreth 2.8 milion njerëz të prekur nga skleroza multiple. Ajo nuk shërohet por me anë të medikamenteve mund të mbahet nën kontroll duke përmirësuar cilësinë e jetës së pacientit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026