Mjeku neurokirurg: Mbi 40 nisin problemet me tensionin, me pas vjen skleroza
Mjeku neurokirurg, Artur Xhumari tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se skleroza është një sëmundje që përgjithësisht prek personat që vuajnë nga tensioni ose ata që e kanë gjenetike.
Për ata që sëmundja është gjenetike, skleroza mund të shfaqet edhe më herët, por zakonisht problemet nisin me shfaqjen e tensionit për personat mbi 40 vjeç e më pas me sklerozën.
“Mbi 40 fillon historia që shfaqet tensioni, por që ai të fillojë të japë pasoja, të japë shenja neurologjike vjen më vonë. Ka dhe demenca që s’kanë fare lidhje me tensionin dhe janë gjenetike, janë dhe në moshë më të hershme. Ajo më e shpeshta që njihet në publik është Alzhaimeri, që është si demenca më klasike. Një njeri harron çfarë po bën dhe kjo harresë sa vjen e rëndohet me kalimin e viteve,” – u shpreh mjeku.
Xhumari theksoi se Alzhaimeri nuk është sëmundje që shërohet, por mund të parandalohet që në momentet e para që fillojnë shenjat e tensionit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë