Dita e 18-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skëndërbej”. Nis marshimi drejt Kryeministrisë

17 Qershor 2026 | 19:26

Ndryshe nga 17 ditët e mëparshme të protestës, qytetarët nga kjo e mëRkurë do të mblidhen në sheshin “Skëndërbej” në orën 19:00 për shkak të temperaturave të larta.

Grumbullimi ka filluar në orarin e ri ndërsa qytetarë të shumtë po marshojnë drejt Kryeministrisë për të zhvilluar protestën e 18-të kundër ndërtimit në Zvërnec.

Ata shihen me pankarta dhe flamuj në duar teksa kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë. Ajo që vihet re ashtu si edhe në protestat e mëparshme shihen prindër me karroca me fëmijët e tyre të mitur. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turistët e huaj do të paguajnë për shërbimin në qendrat shëndetësore verore

Turistët e huaj që do të frekuentojnë 36 qendrat shëndetësore verore do ta marrin shërbimin kundrejt pagesës. Lajmin për nisjen e zbatimit të një kuadri...
19:56 | 17/06/2026

Blegtoria në zhdukje, 67-vjeçari mban gjallë fermën e fundit në Karkavec të Përrenjasit

Në një kohë kur blegtoria po braktiset gjithnjë e më shumë nga të rinjtë, 67-vjeçari Avni Kryemadhi vijon të mbetet aktiv në këtë sektor në...
19:33 | 17/06/2026

Infrastruktura e qytetit dhe parkimet e gabuara, sfidë për shuarjen e zjarreve në Gjirokastër

Në këtë periudhë vere me rrezik të shtuar për zjarre, në Gjirokastër rrugët e ngushta dhe parkimet e parregullta po vështirësojnë lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse,...
19:25 | 17/06/2026