Dita e 19-të! Tensione mes protestuesve dhe deputetit Bido, Euronews Albania ndjek nga afër përplasjet
Për të 19-ën ditë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të enjte në qendër të Tiranës në kuadër të protestës jopartiake që po zhvillohet prej javësh në kryeqytet.
Tubimi ka nisur në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit pritet të marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës së Kryeministrisë. Në përfundim të marshimit, organizatorët kanë parashikuar mbajtjen e fjalimeve para institucionit qeveritar.
Ndryshe nga ditët e mëparshme, grumbullimi i sotëm ka nisur në orën 19:00, një orë më vonë se zakonisht, sipas njoftimit të bërë paraprakisht nga organizatorët e protestës.
Ndryshe nga ditët e tjera në ditën e 19 protestuesit shkuan dhe në Kuvend ku po zhvillohej seanca në prezencë të Kryeministrit Rama. Një përplasje verbale ndodhi mes protestuesve dhe deputetit të PS-së Ardit Bido ku kamera e Euronews Albania pa nga afër gjithë ngjarjen.
Çfarë ndodhi mes Ardit Bidos dhe protestuesve, momenti kur gazetarja e Euronews Albania i drejton pyetje deputetit
Deputeti i PS-së në zonën e Vlorës, Ardit Bido u gjend mes turmes së protestuesve të cilët u mblodhën këtë të enjte në protestë para Parlamentit. Mes turmës, gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu i drejtoi disa pyetje Bidos ndër të cilat sesi ndihej teksa qytetarët e thërrasin hajdut.
Bido u shpreh se nuk e emocionojnë turmat dhe se po bëjnë egërsi publike me zhurmë. Ai tha se nga mandati i tij heq dorë vetëm nëse ai kërkojnë votuesit e tij. Gjatë përgjigjes së tij, protestuesit u konfrontuan me të dhe i kërkuan të largohej.
“Kjo është thjeshtë një turmë. E pyeta drejtpërdrejtë dhe më tha kam punuar që 14 vjeç. Sikurse edhe unë. Mua nuk më emocionojnë aspak turmat. Kur të ma kërkojë qarku im dhe votuesit e mij, ama që po bëhet një egërsi publike me zhurmë.
Nuk po nxitoj, ky vend ka nevojë që ne të marrim realisht dhe ti diskutojmë çështjet”, tha ai teksa më pas fjala e tij u ndërpre pasi protestuesit i kërkuan të largohej teksa e bënin thirrje: O hajdut.
Pati protestues të cilët tentuan të afroheshin pranë deputetit. Kjo solli një ndërhyrje nga policia e cila largoi Bidon nga turma pak metra më tutje për sigurinë e tij dhe qetësimin e tensioneve.
Protestuesit para Kuvendit, eskorta e kryeministrit largohet me shpejtësi (VIDEO)
Ndryshimi i intenerarit të protestuesve duke marshuar drejt Parlamentit i kapi të papërgatitur deputetët të cilët u pikasën duke u larguar nga ambientet e Kuvendit. Disa deputetë socialistë u përballën me turmën teksa ndaj tyre pati thirrje dhe fishkëllima.
Menjëherë pas grumbullimit të protestuesve para Kuvendit, eskorta e kryeministrit Edi Rama është parë teksa largohet pak para se pjesa tjetër e qytetarëve të bashkohej në protestë para Parlamentit.
Rama u bashkua pasdite në seancën plenare ku qëndroi për disa çaste gjatë votimit të amnistisë penale dhe më pas u largua përshkak të protestave. Pak minuta pasi u pa eskorta e Ramës, kaloi edhe eskorta e kryeparlamentarit Niko Peleshi.
Tensione para Parlamentit. Protestuesit rrethojnë deputetin e PS, Ardit Bido: O hajdut (VIDEO)
Tensione janë regjistruar para ambienteve të Parlamentit. Protestues të shumtë shihen teksa kanë rrethuar deputetin e PS-së në zonën e Vlorës, Ardit Bido duke i bërë thirrje: O hajdut!
Bido është ‘konfrontuar’ me ta duke i pyetur se çfarë u ka vjedhur. Situata më pas u tensionua pasi shume persona u afruan pranë tij duke sjellë ndërhyrjen e policisë për largimin e tij nga turma.
Një protestues gjithashtu u neutraliza nga policia pasi tentoi të shkonte pas efektivëve të cilët po shoqëronin Bidon.
Protestuesit nisen nga Kryeministria drejt Parlamentit, bëjnë thirrje për bllokimin e hyrjes së Kuvendit
Protestuesit këtë të enjte kanë vendosur të ndryshojnë intenerarin e zakonshëm të protestës duke marshuar drejt Parlamentit. Qytetarët të cilët ishin mbledhur para Kryeministrisë, janë nisur drejt Parlamentit për t’iu bashkuar pjesës tjetër të protestuesve që momentalisht ndodhen para Kuvendit.
Protestuesit kanë bërë thirrje që të bllokohen hyrjet e Parlamentit. Pas mbledhjes para Parlamentit të protestuesve, kryeministri Edi Rama i cili ishte i pranishëm në seancën plenare është larguar nga ambientet e Kuvendit.
Deputetë të shumtë socialistë gjithashtu janë parë në rrugë teksa largohen ndërsa protestuesit kanë vijuar me protestën e tyre.
Rama prezent në Parlament, protestuesit nuk shkojnë drejt bulevardit! Marshojnë drejt Kuvendit
Qytetarët edhe këtë të enjte kanë vijuar protestën e tyre ndërsa regjistrohet dita e 19-të. Ndryshe nga ditët e tjera, ata nuk kanë marshuar drejt Kryeministrisë por kanë ndryshuar intinerar teksa po marshojnë drejt Kuvendit ku po mbahet edhe seanca plenare.
Pak minuta më parë në seancën plenare u bashkua edhe kryeministri Edi Rama. Protestuesit shihen me flamuj dhe pankarta në duar teksa bëjnë thirrje për dorëheqjen e Ramës.
Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin: Kushedi si do rrotullohej Mit’hat Frashëri kur të shikonte këta dy
Marrëveshja me SHBA-në, reagon për herë të parë lideri suprem i Iranit
Rama i pranishëm në seancën plenare, votohet me 84 vota pro amnistia penale
- 22:27 Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin: Kushedi si do rrotullohej Mit’hat Frashëri kur të shikonte këta dy
- 22:19 Netanyahu i zemëruar, aleatët dhe mediat e tij sulmojnë Trumpin për marrëveshjen me Iranin
- 22:18 Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për të ruajtur vrullin
- 22:17 “Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat
- 22:07 Vangjeli: Protestat paqësore kanë 2 herë më shumë shanse të fitojnë se protestat radikale
- 21:54 Këshilli i Sigurisë Kombëtare: Agjencia iraniane do të menaxhojë trafikun në Ngushticën e Hormuzit