Dita e Evropës, ministri Hoxha: Shqipëria mbetet e përkushtuar në rrugën e saj evropiane

9 Maj 2026 | 10:24

Në ditën e Europës, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha thotë se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj rrugës së saj europiane. Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se për ne Europa nuk është thjeshtë një destinacion, por një zgjidhje vlerash për një të ardhme më të mirë.

“Dita e Europës është dëshmi e kuptimit të paqes, unitetit, solidaritetit dhe bashkëpunimit. Ajo është gjithashtu një kujtesë se këto vlera nuk janë të mirëqena; ato janë fituar me shumë përpjekje dhe nuk duhet të merren kurrë si të garantuara.

Europa u ndërtua mbi bindjen se dialogu është më i fortë se përçarja, solidariteti më i fortë se frika dhe shpresa më e fortë se konflikti.

Për Shqipërinë, Europa nuk është thjesht një destinacion. Ajo është një zgjedhje vlerash: demokracie, lirie, dinjiteti, shteti të së drejtës dhe përgjegjësie të përbashkët për një të ardhme më të mirë.

Sot, ndërsa festojmë Ditën e Europës, festojmë gjithashtu brezin e ri: ëndrrat, talentin, energjinë dhe besimin e tyre në një kontinent më të hapur, më të drejtë dhe më të bashkuar.

Shqipëria mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj rrugës së saj europiane, sepse e ardhmja jonë i përket familjes Europiane, duke qenë të gatshëm të kontribuojmë me kulturën tonë, qëndrueshmërinë tonë dhe besimin tonë të palëkundur në një Europë të bashkuar, të lirë dhe në paqe.

Gëzuar Ditën e Europës! Sot është gjithashtu edhe Dita e Shqipërisë”, shkruan Hoxha në një postim në X.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026

OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor

OKB-ja mirëpriti këtë të hënë nisjen e operacioneve pilot të zonave në fshatrat libaneze Froun, Srifa dhe Zawtar Al-Gharbiya në kuadër të një kuadri trepalësh...
19:03 | 20/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026