Dita e Gjuhës Rome, Rama ndan mesazhin e Majkos: Ta bëjmë historinë tonë të dukshme

5 Nëntor 2025 | 08:52

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar këtë të mërkurë Ditën Botërore të Gjuhës Rome, duke ndarë në rrjetet sociale një mesazh nga zëvendësministrja Ina Majko, përfaqësuesja e parë e komunitetit rom në qeverinë shqiptare.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë ftesë të veçantë, në Ditën Botërore të Gjuhës Rome, nga përfaqësuesja e parë e këtij komuniteti në qeveri, zv.ministrja Ina Majko, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në këtë ditë të veçantë, zv.ministrja Majko ka prezantuar një nismë të re, përmes së cilës u bën thirrje anëtarëve të komunitetit rom në Shqipëri të ndajnë historitë e tyre familjare.

Ajo ka vënë në dispozicion një adresë elektronike ku qytetarët mund të dërgojnë rrëfimet dhe kujtimet e tyre, me qëllim që të bëhet më e njohur historia e këtij komuniteti.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome, një ditë për të kujtuar se gjuha jonë nuk është thjesht fjalë, është kujtesë, rrënjë, histori. Mbi 10 mijë njerëz flasin gjuhën rome në Shqipëri. Gjuhë që ka mbajtur gjallë historinë tonë të pashkruar në libra, por të ruajtur në zemrat e njerëzve tanë. Nga 5 nëntori deri më 8 prill, dërgoni historinë e familjes suaj në adresën [email protected], një rrëfim, një kujtim, sepse çdo histori e vogël është pjesë e historisë së madhe. Le ta bëjmë të dukshme, të fortë, të pavdekshme!”, është shprehur ajo.

Majko thekson se mbi 10 mijë njerëz në Shqipëri flasin gjuhën rome, një gjuhë që ka mbajtur gjallë identitetin, kulturën dhe traditën e komunitetit rom, duke u bërë pjesë e trashëgimisë shpirtërore të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026