Dita e Verës në Elbasan: Mijëra vizitorë shijojnë atmosferën magjike
Si çdo vit tjetër, Elbasani është mbipopulluar për Ditën e Verës, një festë që ky qytet e respekton si një traditë shekullore. Mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria kanë mbushur Elbasanin dhe kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara për këtë ditë.
Festimet kanë filluar mbrëmjen e 13 marsit dhe kanë vazhduar këtë të premte me parada, lojëra, muzikë dhe një sërë aktivitetesh të tjera. Ata që i janë gëzuar më shumë festës janë fëmijët, të cilët, me veshje dhe maska, janë bërë pjesë e karnavaleve.
Elbasani ka mbajtur “gjallë” këtë festë dhe gjithë ritet e saj për shekuj me radhë, një arsye mjaftueshme që mijëra qytetarë të zgjedhin ta kalojnë këtu Ditën e Verës, duke e kthyer Elbasanin në kryeqytetin e festimeve.
Ballokumja është “mbretëresha” e festës dhe qindra tregtarë kanë mbushur plot dyqanet dhe rrugët me këtë produkt tradicional të Ditës së Verës.
Ndërkohë, panairet, ekspozitat dhe çdo aktivitet, siç ndodh çdo vit, janë vizituar nga politikanët, të cilët kanë ndarë mendime të ndryshme për ecurinë e ekonomisë vendase, etj.
LEXONI GJITHASHTU:
Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 20:31 SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit