Atmosferë me balona dhe performanca muzikore, si u festua Dita e Verës në Tiranë
Pas Elbasanit, prej disa vitesh Tirana është kthyer në kryeqendrën e festimeve për Ditën e Verës, një festë pagane, por që festohet masivisht nga shqiptarët.
Këtë 14 mars, qindra qytetarë mbushën sheshet dhe rrugët e Tiranës për të festuar Ditën e Verës, pavarësisht kushteve atmosferike jo shumë të përshtatshme.
Aktivitetet kulturore dhe sociale për të gjitha moshat nisën që prej orës 9:00 të mëngjesit dhe vazhduan deri në orët e vona të pasdites.
Ekspozita e makinave retro, yoga, animatorët për fëmijë, panairi i librit, marketet për fëmijë, punimet e artizanëve, sporti dhe një sërë aktivitetesh të tjera ishin të shtrira nga Sheshi “Skëndërbej” përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe deri te Sheshi “Nënë Tereza”.
Familjarë, fëmijë dhe të moshuar u mblodhën për të shijuar këtë ditë dhe për t’u argëtuar, ndërsa nuk munguan as urimet.
Ndryshe nga vitet e tjera, në kryeqytet skena e koncertit ishte e lëvizshme, ku këngëtarët Sinan Hoxha, Juliana Pasha dhe Ardit Çuni dhe DJ Aldo performuan në orare të ndryshme.
Në sheshi “Skënderbej” për herë të parë u vendosë 4 balona me ajër duke u kthyer në atraksion për të gjithë qytetarët të cilët shijuan atmosferën.
Ndërkohë, gjatë gjithë ditës, në Tiranë nuk u lejua qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla















