Dita Ndërkombëtare e Romëve, Manastirliu: Në fokus punësimi dhe integrimi i tyre

8 Prill 2023 | 09:00

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është mbajtur një aktivitet ku ka marrë pjesë ministrja Manastirliu, përfaqësues të komunitetit Rom, përfaqësues të organizatave dhe shoqërisë civile.

Në fjalën e saj, Ministrja Manastirliu e vuri theksin tek fuqizimi i komunitetit Rom dhe Egjiptian në tregun e punës, me qëllim integrimin e tyre.

“Nga programi i ndihmës ekonomike kanë dalë nga vështirësitë sociale dhe ekonomike më shumë se 3.500 individë, të cilët janë drejtuar drejt punësimit të qëndrueshëm dhe aftësimit profesional. Rruga e vetme për fuqizimin e komunitetit Rom është arsimimi dhe punësimi. Ne jemi të fokusuar që të zhvillojmë mekanizmin e punësimit për ata të cilët janë në moshë aktive pune dhe që janë pjesë e programeve të mbrojtjes sociale”,- tha Manastirliu.

Duke folur për programin e mbështetjes së nënave me shumë fëmijë nëpërmjet subvencionim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, Manastirliu bëri me dije se deri tani janë mbi 7 mijë gra përfituese.

“Ne e kemi filluar këtë program në janar të këtij viti dhe po mbështen vetëm në tre muajt e parë më shumë se 7100 nëna me tre e më shumë fëmijë, të cilave u subvencionohen kontributet shëndetësore dhe shoqërore nga shteti për 5 vitet e para të rritjes së fëmijës së tretë, të katërt, etj. Për komunitetin rom dhe egjiptian dua që të përçohet ky mesazh, pasi po mbështeten nëpërmjet garantimit të kontributeve nga shteti,”- nënvizoi Manastirliu.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026