Ditëlindja e 40-të e Modriç, kroati drejt një tjetër kampionati botëror
Mesfushori kroat Luka Modriç është pranë kualifikimit për në kupën e 5-të të botës në karrierë, ndërsa kombëtarja e tij renditet në krye të grupit. Këtë të martë, lojtari i Milanit mbush plot 40 vjeç, duke u bërë një ndër lojtarët më të mëdhenj në moshë që mund të sigurojë pjesëmarrjen.
Ndër vite e ka treguar se është një lider absolut, madje kudo që ka luajtur ka bërë mirë. Luka Modric, legjenda e Kroacisë, mbush 40 vjeç. Kjo mbetet veç një shifër, pasi në fushë lojtari i ka bindur të gjithë, madje edhe në nisjen e kësaj aventure të re me Milanin. Në kombëtare mbetet një lider i padiskutueshëm, madje po udhëheq ekipin drejt Kupës së Botës, e cila do të ishte e pesta në karrierën e lojtarit.
Kupa e parë e botës në të cilën Modric ka luajtur është ajo e 2006, më pas mungoi në 2010-ën, duke u rikthyer në 2014, 2018 dhe 2022, teksa synimi i radhës është kompeticioni që mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë. Përballë Malit të Zi, 40-vjeçari dhuroi një tjetër performancë mbresëlënëse, duke asistuar në golin e parë të shënuar nga skuadra e tij. Në përfundim, Kroacia fitoi në shifrat 4-0 dhe renditet e para e grupit L me 12 pikë, ndjekur nga Çekia po me 12.
Gjasat për kualifikimin në Botëror janë të mëdha dhe kjo do të ishte një tjetër arritje për liderin absolut të përfaqësueses ballkanase që ka shkuar deri në finale në 2018-ën. Kujtojmë që në karrierë Modric ka fituar edhe 1 Top të Artë në periudhën kur luante me Real Madrid.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë