“Djali jot më ka lekë borxh”- 27-vjeçari djeg banesën, arrestohet nga policia
Një 27-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga Policia e Roskovecit, pasi dyshohet se ka vënë zjarr në banesën e një shtetaseje, me pretendimin se djali i saj i kishte një borxh financiar.
Pas kallëzimit të shtetases M.L., e cila deklaroi se banesa e saj ishte djegur gjatë kohës që nuk ishte në shtëpi, policia nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi Edusjon Zyka.
Zjarri shkaktoi dëme materiale të pjesshme, pa pasoja për jetën e banorëve. Materialet hetimore janë dërguar në Prokurorinë e Fierit për nisjen e procedurave të mëtejshme ligjore.
“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit të shtetases M. L., se një person i paidentifikuar i kishte vënë zjarrin banesës së saj, në lagjen nr. 1, gjatë kohës që ajo nuk kishte qenë aty, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit E. Z., 27 vjeç, banues në Fier. 27-vjeçari dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së shtetases M. L., me pretendimin se djali i kësaj shtetaseje i kishte borxh një shumë parash”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve