“Djalli fshihet në detaje!”, Xhafaj tregon të pathënat për Samitin e Berlinit
Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj, ishte i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth Samitit të Procesit të Berlinit të mbajtur këtë të hënë në Tiranë.
Ai tha se asnjëherë nuk ka qenë fokus i procesit të Berlinit, çështja e Kosovës, ndërsa tregoi edhe arsyet se përse Bashkimi Europian ka pasur probleme sa i takon zgjerimit në vende të tjera.
“Unë kam qenë në samitin e parë të Berlinit në 2014. Diskutimi atëherë, po ta kujtojmë se harrojmë shumë shpesh ne dhe djalli fshihet në detaje, diskutimi ishte 5+1 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe synimi kryesor i kancelares Merkel me anë të gjithë procesit të Berlinit, ka qenë që të ishte një proces i cili bazuar në katër liritë themeltare, lëvizjen e lirë të njerëzve të kapitalit të mallrave dhe të njohurive, të mundësohej një shkëmbim me parimin e vjetër që në rrugën ku shkelin qerret e tregtarëve nuk shkelin çizmet e ushtarëve.
Gjithë parimi fillestar ka qenë që të kishte një forum tjetër në të cilin ky rajon i cili kishte shumë herë më tepër probleme, se deri në momentin që u bë procesi i parë i Berlinit 6 liderët e Ballkanit Perëndimor nuk ishin mbledhur kurrë bashkë.
Një nga arsyet kryesore se përse Bashkimi Europian ka pasur një lloj lodhje me zgjerimin, ka qenë së pari integrimi i Bullgarisë dhe Rumanisë dhe efekti që kjo pati në strukturën e atëhershme të Bashkimit Europian dhe së dyti problematikat e mbartura siç ka qenë ajo e Kroacisë dhe Sllovenisë për aksesin në detë dhe problematika të tjera që nga niveli kombëtar u ngritën në nivel të Bashkimit Europian dhe shkaktonin probleme të ndryshme”,-tha Etjen Xhafaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)