“Do çuditeni!”, Arian Çani: Ja loja që po bën Rama në Himarë, piktura është ende 5%
Gazetari Arian Çani tha në “Now me Erla Mëhillin” se zgjedhjet në Himarë mund edhe të mos bëhen këtë vit.
Sipas tij kryeministrit Rama nuk i duhen zgjedhjet në Himarë, pasi në këto momente të gjitha vendimet e bashkisë i merr vetë qeveria.
“Unë mendoj se zgjedhjet në Himarë nuk do bëhen fare këtë vit. Kush po e çan kokën këtu? Këtu ka marr vendim Kushtetuesja dhe qeveria nuk e zbaton. Në një vend tjetër kjo do të quhej grusht shteti, puç kushtetues. A e vret njeri mendjen për zgjedhjet në Himarë?
Kujtoni se këtu kemi pushtete të ndara ne? Do ai bën. Kur të dojë ai bën. Unë them që po të isha në vend të Ramës nuk do i bëja zgjedhjet. Ai nuk e ka mbaruar pikturën e tij në jug, ai është akoma te 5% i telajos, ka edhe 95% pikturë të papërfunduar në këtë telajo. Ai i ka të vetët në këto momente, ç’i duhen zgjedhjet”,-tha Arian Çani.
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak