Do e votojnë ligjin për hapjen e dosjeve? Deputetët përgjigjen për Euronews Albania
Deputetët e forcave kryesore politike në vend, PS dhe PD janë të ndarë në lidhje me hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit apo dekomunistizimin në politikë.
Emisioni “Sot” në “Euronews Albania” ka pyetur disa nga deputetët, jashtë ambienteve të Kuvendit, nëse do ta votojnë apo jo ligjin për hapjen e dosjeve.
Erion Braçe: Patjetër, si jam bërë deputet pa certifikatë pastërie, unë nuk kam edhe moshë, e kam pa siklet fare këtë pjesë.
Dashamir Shehi: Kur të vijë, tani kemi një projektligj tjetër.
Jorida Tabaku: Sigurisht, me të njëjta parime që Partia Demokratike ka pasur në vitin 2008. Mendoj që duhet drejtësi më në fund.
Vangjel Dule: Kur të vijë momenti.
Arben Ahmetaj: Kjo të shqetëson ty? Do votoj çfarë voton Partia Socialiste.
Luçiano Boçi: Do sjellim ligjin e lustacionit.
Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë gjetur dakordësi për dy nismat e para për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Në Komisionin e Ligjeve u diskutuan të mërkurën ndryshimet që socialistët kërkojnë në ligjin e dosjeve të vitit 2015 për t’i dhënë mundësi Autoritetit të Dosjeve që të kryejë verifikime për personat pavarësisht nëse janë të pajisur me një certifikatë nga komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:47 Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
- 09:38 Bujar Leskaj kundër bojkotit të PD: Qytetarët s’i votojnë deputetët për të lënë bosh karriget në Parlament
- 09:35 Yamal: Gjysmëfinalja me Francën, ndeshja më e rëndësishme por nuk ndjej presion
- 09:28 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C
- 09:26 Ndizet një vatër zjarri në lagjen “15 Tetori” të Vlorës, rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual