“Do hetohen zyrtarët e Kadastrave këto 30 vite”, gazetari: Ka çudira…

2 Korrik 2023 | 20:49

Gazetari Henrik Mehmeti tha për emisionin “Review” në Euronews Albania se reforma në kadastër mund të sjellë zhvillime. Sipas tij, do të ketë hetime, investigime për pronat e zyrtarëve të kadastrës në 30 vitet e fundit e po ashtu do hetohen edhe familjarët e tyre.

Mehmeti tha se reforma nuk do të thotë mbyllje kapitulli, pasi do të bëhen hetimet dhe ka mundësi që disa persona që kanë shërbyer në kadastër, të përfundojnë pas hekurave.

“Nuk do të ketë një mbyllje të kapitullit, por do ketë një investigim nga ana e strukturave shtetërore për të gjitha pronat që janë regjistruar ne emër të familjarëve apo të afërmve të funksionarëve të kadastrave në 30 vite. Të gjithë ata funksionarë të kadastrës që kanë regjistruar pronën në emër të dikujt tjetër apo kanë bërë blerje fiktive do të hetohen.

Ka lloj-lloj çudirash. Nuk është bërë ende publike, por do hetohen të gjitha tjetërsimet që do të bëhen kohët e fundit. Pas deklarimeve të kryeministrit ka pasur një lloj frike dhe shkundje nga punonjësit e Kadastrës, e nuhasin që mund të ketë një hetim për këto prona. Do ketë një hetim e mbase do shkojnë edhe njerëz pas hekurave”,-tha Henrik Mehmeti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026