“Kadastra mbyll zyrat”, Rama: Brenda qeshorit shërbimet merren online

5 Qershor 2023 | 19:16

Kryeministri Edi Rama mbajti një takim falënderues me qytetarët e Fierit këtë të hënë.

Ndërsa shprehu mirënjohjen për votën që iu solli fitoren më 14 maj, Rama tha se Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të mbyllë zyrat për të kaluar online shërbimet e saj.

Sipas kryeministrit ata që votuan për Partinë Socialiste nuk mund të presin edhe 10 vite të tjera për të mos pasur më andralla me Kadastrën, në marrjen e titullit të pronësisë, apo pamundësi në regjistrimin e tokës së tyre.

“Nuk duhet të ketë nevojë që qytetarët të shkojnë në dyert e Kadastrave. Duhet të mjaftojë aplikimi online dhe ta marrin po online shërbimin që duan. Besoj se brenda muajit ku jemi do të bëjmë prezantimin e këtij transformimi për t’ua hequr njerëzve përfundimisht këtë barrë të tmerrshme,” – u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026