Ish-prokurori për arrestimin e zyrtares: Raportuan te Rama që po kapim njeriun tuaj
Ish-prokurori Eugen Beci komentoi për “Review” në Euronews Albania arrestimin e sekretares së Përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe punonjëses Laura Sheto.
Sipas tij, SPAK ka raportuar te kryeministri Edi Rama duke e vënë në dijeni që po kapin “njeriun e tyre”. Në këto kushte, Beci shpjegon se ekzistojnë dy mundësi, ose që SPAK-u bashkëpunon me Ramën ose që nuk ka nën kontroll sekretin hetimor.
“Rasti i djeshëm na jep shumë shpjegime se si ka ecur reforma. Kryeministri i Shqipërisë del dhe anoncon një operacion të SPAK-ut. Ose SPAK-u bashkëpunon me kryeministrin ose SPAK-u nuk ka nën kontroll sekretin e hetimeve. Të dyja rastet tregojnë për mungesë të pavarësisë. Duke lexuar komunikatën e sotme të SPAK-ut kuptojmë që kemi bashkëpunim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë meqë ka një ministër politik që varet nga kryeministri politik ka vajtur ka raportuar ‘zoti kryeministër po kapim një tuajin’. Ky është rreziku,” – u shpreh Beci.
LEXONI GJITHASHTU:
- SPAK u sekuestroi pasuritë, familjarët e Ervis Martinajt rekurs në Gjykatën e Lartë
- Arrestimi i Sekretares së Përgjithshmë së MSH, SPAK jep detajet nga hetimi
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale