“PD të kthehet te demokratët”, Basha: Rekurs në Gjykatën e Lartë për vulën
Pas mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, Lulzim Basha tha në një prononcim për mediat, se PD do të bëjë rekurs sepse e konsideron jo të ligjshëm vendimin e Apelit.
Basha u shpreh se demokratët nuk do të tërhiqen dhe se shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme.
“PD do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi e konsideron jo të ligjshme vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit. Ka ardhur koha që t’i jepet fund paligjshmërisë 34-vjeçare që mban Shqipërinë peng të një grupi individësh. Në Shqipëri ka ardhur koha të fitojë drejtësia dhe jo padrejtësia”, tha Basha.
Sipas Bashës, vula e PD nuk mund t’i jepet një grupimi që është kundër aleatëve perëndimorë të Shqipërisë, por duhet t’u kthehet demokratëve.
“Ne besojmë se PD duhet të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi i PD është në vlerat me të cilat ka lindur. Nuk mundet PD të jetë kundër aleatëve, përmes rekursit PD do t’ju kthehet demokratëve, për të bërë një betejë me Ramën. Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Ramën. Përmes rekursit, do kërkojmë që PD të kthehet tek vlerat”, u shpreh Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë