“Do ju vrasim”, organizatorët e Olimpiadës në shënjestër pas ‘Darkës së fundit’
Prokurorët francezë kanë hapur një hetim mbi kërcënimet me vdekje të bëra ndaj organizatorëve të ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike të Parisit.
Ditën e shtunë, drejtori artistik i ceremonisë Tomas Zholi, drejtori i ceremonisë Tierri Ribol dhe organizatori Aleksander Bilard dorëzuan një denoncim për kërcënime me jetë.
Muajin e kaluar, artistja hebraike Barbara Buç, që performoi në ceremoninë hapëse në atë pjesë që dukej si “darka e fundit e Krishtit”, u ankua se ishte sulmuar online.
Sekuenca në fjalë shkaktoi polemika mes liderëvë fetare dhe politikanëve konservatorë brenda dhe jashtë Francës.
Drejtori artistik, Tomas Zholi tha se nuk ishte frymëzuar nga piktura e famshme e Leonardo da Vincit, por nga festimet që bëheshin në mitologjinë greke. “Ajo synonte të celebronte diversitetin”, tha Zholi.
Por prokurorët francezë hapën një hetim pasi zoti Zholi, që e ka shprehur hapur homoseksualitetin e tij, denoncoi kërcënimet me vdekje dhe abuzimet online.
Disa mesazhe elektronike të dërguara në adresë të tij dhe në ato të organizatorëve të tjereë citohej një varg nga Kurani, që thotë se “Ndëshkimi i Allahut do të bjerë mbi organizatorët në Saint-Denis”, raporton gazeta “Le Parisien”.
Prokurorët po hetojnë edhe fyerjet dhe ofendimet e bëra ndaj Niki Doll, që ishte e pranishme në skenën e kontestuar.
Më herët presidenti Emmanuel Macron u shpreh i “zemëruar” nga agresioni kibernetik ndaj zotit Zholi, duke deklaruar se “asgjë nuk i justifikon kërcënimet ndaj një artisti”.
“Francezët ishin krenarë për këtë ceremoni. Franca tregoi guxim me lirinë e saj artistike”, tha Macron.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç