U ankua për kushtet në Olimpiadë, fituesi i medaljes së artë fle në park

5 Gusht 2024 | 12:02

Fshati Olimpik në Paris, ku po mbahen Lojërat Olimpike të këtij viti, është shigjetuar nga sportistët për kushtet e këqija të jetesës, teksa vendi është mbërthyer nga i nxehti ekstrem.

Sipas mediave të huaja, një fitues i medaljes së artë u gjet duke fjetur pranë një stoli në park.

Teksa të gjithë mendojnë se të jetuarit në një lagje të krijuar posaçërisht për të pritur olimpistët më të mirë në botë do të ishte emocionuese, fituesi i medaljes së artë, Thomas Ceccon ka thënë se kushtet e jetesës në fshatin olimpik kanë qenë të këqija.

Megjithëse ka marrë 2 medalje gjatë kësaj jave, ai u ankua për kushtet dhe mjedisin.

Duke e quajtur atë ‘një humnerë’, notari italian ka pozuar i shtrirë për të fjetur jashtë, duke thënë se gjumi në natyrë ishte në kushte shumë më të mira se një vend me një shtrat kartoni.

Ai duket teksa është i shtrirë në një peshqir të bardhë, në bar nën një pemë, pranë një stoli.

Ishte një fotograf saudit, Husein Alireza që e kapi Ceccom duke fjetur dhe e postoi atë në llogarinë e tij në Instagram, duke etiketuar vendndodhjen si terrenin e Fshatit Olimpik.

23-vjeçari ka qenë kritik për akomodimin e tij që nga humbja e tij gjatë finales së 200 metrave në shpinë të mërkurën më 31 korrik.

Ai u tha gazetarëve: “Nuk ka ajër të kondicionuar në fshat, është vapë, ushqimi është i keq. Shumë atletë lëvizin për këtë arsye, nuk është një alibi apo justifikim, është realiteti i asaj që ndoshta jo të gjithë e dinë”.

“Jam i zhgënjyer që nuk arrita në finale, por isha shumë i lodhur, është e vështirë të flesh edhe natën edhe pasdite”, tha ai më tej.

“Zakonisht, kur jam në shtëpi, fle gjithmonë pasdite: këtu kam vërtet luftë midis nxehtësisë dhe zhurmës”, shtoi ai.

Madje, federata italiane e notit FIN është detyruar të sqarojë se video e Cecconit në gjumë nuk ka lidhje me komentet e tij të mëparshme për fshatin Olimpik.

Ata i thanë agjencisë së lajmeve ANSA ‘ishte thjesht një sy gjumë’, duke theksuar gjithashtu se klipi është filmuar gjatë ditës.

Megjithatë, Ceccon nuk është i vetmi atlet që ka kritikuar kushtet në Fshatin Olimpik.

Garuesja e SHBA-së, Coco Gauff, tregoi se një nga shoqet e saj të skuadrës në tenis u largua nga fshati pasi zbuloi se dhomat ishin ‘shumë të ngushta’.

Notari francez Assia Touati tha kohët e fundit: “Ne nuk kishim kondicioner në dhomën e gjumit, por ata e instaluan atë sepse ishte shumë nxehtë”.

Garuesja australiane Matilda Kearns doli gjithashtu për të thënë se ajo ‘tashmë kishte bërë një masazh për të zhbërë dëmin’ nga gjumi në dyshek në Fshatin Olimpik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026