“Do lëndoj veten”, zbulohen mesazhet e Manajt me të dashurën para krimit në Shkodër

19 Shkurt 2025 | 12:00

Detaje të reja vijnë nga ngjarja tragjike e së martës në Shkodër ndërsa gjendja shëndetësore e Anila Ndoka Prendushit vijon të jetë tepër e rëndë.

Edhe pse ishte menduar që ajo të sillej në Tiranë për një trajtim më të specializuar, mjekët kanë vlerësuar se gjendja e saj nuk e lejon transportin.

Për këtë arsye, ajo po mbahet nën monitorim të rreptë nga mjekët në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Sipas korrespondentit të Euronews Albania në Shkodër, hetuesit kanë zbardhur bisedat mes çiftit përmes ekspertizës së telefonave celularë.

Një nga mesazhet e fundit, i dërguar pak para ngjarjes, tregon për një gjendje të rënduar psikologjike të Kolë Manajt.

“Bëhet fjalë për një mesazh ku Kolë Manaj, në një gjendje të rënduar emocionale, i ka kërkuar Anilës që të takoheshin, duke e paralajmëruar se do të lëndonte veten.

Ajo i është përgjigjur duke i kërkuar të takoheshin dhe të mos bënte veprime të gabuara,” raportojnë burimet nga hetimi.

Pas kësaj bisede, Manaj është paraqitur pranë vendit të punës së Prendushit ku ajo është futur në makinën e tij dhe më pas ka nisur një debat mes tyre.

Debati ka përfunduar tragjikisht, pasi 34-vjeçari ka qëlluar Anila Ndoka Prendushin me një plumb në ballë dhe më pas ka drejtuar armën drejt vetes, duke e qëlluar veten në kokë.

Sot, hetuesit kanë marrë në pyetje familjarët e dy personave të përfshirë, si dhe disa dëshmitarë, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se tragjedia ndodhi ditën e martë, kur Kolë Manaj, 34 vjeç, plagosi rëndë partneren e tij, Anila Ndoka Prendushin, dhe më pas i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri.

Kolë Manaj

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026