E divorcuar dhe nënë e tre fëmijëve, e plagosura në Shkodër bashkëjetonte me autorin

18 Shkurt 2025 | 13:44

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës këtë të martë, ku një 34-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij brenda në makinë, duke e plagosur rëndë, dhe më pas ka vrarë veten.

Sipas informacioneve paraprake, autori është identifikuar si Kolë Manaj, i cili ka qëlluar me armë zjarri 40-vjeçaren Anila Prendushi, e cila ndodhet në gjendje kritike për jetën me një plumb në kokë.

Pas kësaj, ai ka drejtuar armën ndaj vetes, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Korrespondenti i Euronews Albania në Shkodër, Teodor Gjerga, ka raportuar se “automjeti ku ndodhi ngjarja ishte në pronësi të Anila Prendushit.

“Ajo është rreth 40 vjeç, nënë e tre fëmijëve dhe e divorcuar nga martesa e parë, ndërsa prej pesë vitesh bashkëjetonte me autorin e kësaj ngjarjeje, Kolë Manaj, 34 vjeç. Gjatë kësaj kohe, çifti nuk ka shfaqur probleme dhe ka pasur një marrëdhënie të qetë, pasi nuk është raportuar më parë për ndonjë konflikt apo problematikë mes tyre”, tha Gjerga.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e plota të këtij krimi të rëndë, ndërsa gjendja shëndetësore e Anila Prendushit mbetet kritike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026