“Do publikoj videot”- Arrestohet 43-vjeçari, mashtroi e i mori 23 mijë € emigrantit
Një 43-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës, pasi përmes mashtrimit i ka marrë një shumë prej 23 mijë euro një shtetasi shqiptar jashtë vendit.
Policia bën me dije se 43-vjeçari, banues në Divjakë, i ka marrë shumën e parave 56-vjeçarit në Itali duke i premtuar se do t’i botonte një libër me poezi.
Gjithahstu 43-vjeçari akuzohet dhe për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi e ka kërcënuar 53-vjeçarin se do t’i publikonte në rrjete sociale disa video personale.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Book”.
Gjatë operacionit u ndalua shtetasi B. F., 43 vjeç, banues në Divjakë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Ky shtetas dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shumën 23 000 euro nga një 56-vjeçar, banues në Itali, me premtimin se do ti botonte atij një libër me poezi. Gjithashtu, dyshohet se nëpërmjet disa videove personale e ka shantazhuar, duke i kërkuar para për mospublikimin e videove në rrjetet sociale”, thueht në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:43 Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten
- 10:39 Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
- 10:24 Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it