“Do sulmoheshin pika karburanti”, gazetarja: Ja informacionet që kishte policia

29 Tetor 2024 | 21:11

Gazetarja Anduena Llabani tha në emisionin Now në Euronews Albania se angazhimi me forca të shtuara të policisë në akset e bllokuara nga opozita tregonte se potenciali për trazirav ishte i madh.

Llabani tregoi se policia kishte informacion se do sulmoheshin pikat e karburantit ndaj ishte bërë edhe rreshtimi i policëve pranë tyre.

“Një mosbindje civile nuk bëhet vetëm me militantë, pashë një mungesë të theksuar të njerëzve.

Në këtë protestë, pritej sipas informacioneve të policisë, madje shumë institucione ishin vendosur në survejim të plotë. Të gjitha këto 1 mijë forca policie të shpërndara në qarqe kanë qenë të angazhuar edhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ka pasur edhe informacione që pika karburanti mund të sulmoheshin. Mosbindja civile unë di që parashikon çdo gjë”, tha Llabani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026