‘Do ta çoni si cjapi te kasapi opozitën’, Bushati replika me Berishën

31 Tetor 2022 | 21:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka debatuar me analistin Andi Bushati në lidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore.

Të ftuar në emisionin “Now”, Berisha u shpreh se kryebashiaku i Tiranës ka krijuar 1200 shoqata për të blerë vota, teksa shtoi se me kryeministrin Edi Rama nuk ka zgjedhje të lira.

Megjithatë, Berisha theksoi se nuk do të bojkotojë zgjedhjet.

“Ne po e ndjekim. Nuk ka zgjedhje të lira. Le t’i marrin, por do përgjigjen të nesërmen. Unë zgjedhje nuk bojkotoj. Po të jesh i sigurtë që në bashki nuk hyn. Çoj shqiptarët drejt votës së lirë”, tha kryedemokrati.

Ndërsa, analisti Andi Bushati iu drejtua Berishës duke i thënë se edhe pse e di se duke e ditur që nuk do të ketë zgjedhje të lira, berisha do e dërgojë PD-në si ‘cjapi te kasapi’.

“Do i lini t’i fitojë. Po shkoni në zgjedhje të pa lira. Atëherë nuk kemi garë më 14, kemi më 16 maj e mbrapa. Ta çoni PD si cjapi te kasapi”, deklaroi Bushati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026