“Do ta marr vajzën në kuti, të copëtuar”, flet babai i viktimës 28-vjeçare në Greqi
Një 28-vjeçare është zhdukur pas përplasjes së një treni udhëtarësh dhe një treni mallrash në afërsi të Larisës, në Greqi.
Babai i saj ka deklaruar për mediat greke se ka humbur çdo shpresë për gjetjen e të bijës dhe thjesht po pret ta marrë atë në një kuti të copëtuar.
“S’ka asnjë përditësim, jemi në pritje. Kam hequr dorë nga shpresa për ta gjetur të gjallë. Ne dhamë mostra të ADN-së dhe tani presim të na thërrasë policia. Nuk ja uroj as armikut tim më të keq këtë ndjesi,” – u shpreh i ati i 28-vjeçares së ndjerë.
Aksidenti tragjik hekurudhor la pas të paktën 57 viktima dhe qindra të lënduar.
Ka nisur procesi i identifikimit të viktimave, të cilat po i nënshtrohen procesit të verifikimit të ADN-së. Sa i takon të plagosurve, të cilët ndodhen në dy spitalet e qytetit të Larisës, situata rezulton nën kontroll.
Autoritetet helene bëjnë të ditur se përveç atyre pak pacientëve që ndodhen në repartet e terapisë intensive për shkak të gjendjes kritike, pjesa tjetër e tyre nuk është në rrezik për jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid