“Do të kisha dashur ta bëja atë gjuajtje të fundit”, Trump rrëfehet për atentatin

17 Shtator 2024 | 08:02

Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka rrëfyer në një intervistë në platformën X ngjarjen lidhur me atentatin e dytë të dështuar ndaj tij.

“Pra, isha duke luajtur golf me disa nga miqtë e mi. Ishte një mëngjes i së dielës dhe moti shumë i qetë, shumë i bukur. Gjithçka ishte e bukur. Ishte një vend i bukur për të qenë. Dhe krejt papritur dëgjuam të shtëna në ajër dhe mendoj se ndoshta 4 ose 5”, -tha Trump gjatë intervistës audio.

Ai shtoi se ishte një agjent i shërbimit sekret që e pikasi i pari të dyshuarin.

“Një agjent i shërbimit sekret kishte parë një tytë të një AK-47, e cila është një pushkë shumë e fuqishme. Personi filloi të qëllonte nga shkurret. Do të kisha dashur ta bëja atë gjuajtje të fundit, por thamë le të ikim nga këtu”, -rrëfeu me nota humori ish-presidenti amerikan.

Trump lavdëroi agjentët dhe një civil vigjilent për ndihmën në gjetjen e të dyshuarit, i cili u kap pas një ndjekjeje me shpejtësi të lartë.

Incidenti ndodhi në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach, rreth 15 minuta larg nga rezidenca e Trump në Florida, Mar-a-Lago.

I armatosuri u pa për herë të parë nga agjentët e Shërbimit Sekret, të cilët po mbikqyrnin fushën e golfit teksa ish-presidenti po luante.

Gryka e një pushke – e përshkruar fillimisht si një pushkë e stilit AK-47 nga Sherifi i Qarkut Ric Bradshaë – u dallua përmes shkurreve që rrethojnë fushën e golfit.

Në atë kohë Trump ishte rreth 272-557 m larg nga personi i armatosur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Seanca në Kuvend, rrëzohet interpelanca urgjente me kryeministrin Rama, e kërkuar nga Gazment Bardhi për protestën

Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur me vendimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi për të rrëzuar kërkesën e kreut të grupit parlamentar të Partisë...
10:41 | 30/06/2026

Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçeku, kush e zëvendëson

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur këtë të martë me një njoftim nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, lidhur me një ndryshim në përbërjen e...
10:29 | 30/06/2026

Dy punonjës të 313-ës humbin jetën për shkaqe shëndetësore, reagon Drejtoria e Burgjeve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja”, teksa pasi dy punonjës kanë humbur jetën brenda pak...
10:19 | 30/06/2026