Doda: Berisha kishte dijeni për parregullsitë në zgjedhjet për kreun e FRPD-së

4 Tetor 2022 | 18:57

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Barbara Doda e cila garoi për kreun e FRPD-së, thotë se kryedemokrati Sali Berisha ka qenë në dijeni për parregullsitë e procesit zgjedhor në këtë forum.

Në një intervistë për Euronews Albania, Doda u shpreh se Berisha ka dëgjuar ankesat e kandidatëve, por nënvizoi se procesi u zhvillua nga FRPD.

“Mendoj që ky proces që ishte, nuk favorizonte të gjithë kandidatët, favorizonte vetëm një. E qëllimshme ose jo nuk e di, por patjetër favorizonte një nga kandidatët që kishte qenë pjesë drejtuese e FRPD-së. Kjo ka të bëjë me procesin. Nuk më intereson nëse humb apo fitoj një garë.

Zoti Berisha ka qenë në dijeni gjatë gjithë kohës, ka qenë i gatshëm të dëgjojë ankesat tona dhe problematikat brenda forumit. Ky proces ka qenë tërësisht në dorën e FRPD-së. Ish-drejtuesi nuk mori përgjegjësi dhe kjo është fatkeqësi”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026