Dogana e Kosovës: Për dërgesat e Serbisë me dinarë po zbatojmë vendimin e BQK-së
Serbia tha se Kosova ka ndaluar edhe një dërgesë me dinarë në Kosovë, por nga Dogana e Kosovës thanë se disa persona, që janë paraqitur se përfaqësojnë një bankë tashmë të mbyllur, janë udhëzuar që të ndjekin vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme.
“Në pikëkalimin kufitar të Jarinjës janë paraqitur disa persona që pretendojnë se përfaqësojnë Bankën Komercijalna, e cila tashmë është mbyllur. Këta persona janë interesuar për procedurën e lëvizjes së parave të gatshme. Të njëjtit janë udhëzuar që të ndjekin njoftimet e BQK-së derisa Dogana e Kosovës po ashtu zbaton normat e njëjta ligjore”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
Banka NLB Komercijalna deri në fund të këtij janari kishte operuar në Kosovë dhe kishin licencë që të punonin me dinarin serb në Kosovë. Banka ka njoftuar klientët e saj se llogaritë e tyre në dinarë do të transferohen në një nga degët e bankës në qytetet e Serbisë.
Që nga 1 shkurti, në Kosovë është në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila thotë se vetëm euroja është valuta për pagesa me para të gatshme, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë