Dokumentari ‘Kosova’, barishte të reja, ‘shpirt i vjetër’ prezantohet në Berlin
Mbrëmjen e djeshme, në Ambasadën e Kosovës në Berlin, u shënua premiera e dokumentarit të ri të realizuar për ARTE TV, “Kosovo – neue Kräuter, alter Geist” (“Kosova – barishte të reja, shpirt i vjetër”), që sjell në fokus traditën shekullore të prodhimit të rakisë në Kosovë.
Ngjarja u zhvillua në prani të ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ish-ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, regjisores Michaela Kirst, bashkëautorit Kosovë Gjoci, si dhe njërit prej protagonistëve kryesorë të filmit, Ali Alijajt. Dokumentari u mirëprit nga një numër i madh të ftuarish.
Pas shfaqjes, regjisorja Michaela Kirst, bashkëautori Kosovë Gjoci dhe protagonisti Ali Alijajt zhvilluan një diskutim me publikun, duke ndarë procesin e realizimit të filmit dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve.
Dokumentari eksploron traditën e vjetër të prodhimit të rakisë në Kosovë dhe, përmes rrëfimeve të Ali Alijajt dhe Brikena Gashit, paraqet histori suksesi dhe inspirimi për të rinjtë e vendit, sidomos për vajzat dhe për diasporën kosovare. Filmi sjell pamje të veçanta nga natyra dhe jeta rurale e Kosovës, duke theksuar njëkohësisht mundësitë që vendi ofron për investime dhe rikthim në atdhe.
Premiera televizive e dokumentarit “Kosovo – neue Kräuter, alter Geist” do të transmetohet në ARTE më 14 dhjetor, në orën 19:30.
INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
- 18:32 Jo vetëm Hormuzin: Irani kërcënon të bllokojë një tjetër ngushticë të rëndësishme
- 18:31 Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën