Dokumenti/ “Leja shpërblyese” nga burgu që mori Beleri për të shkuar në Strasburg
Drejtoria e burgjeve miratoi lejen për Fredi Belerin për të marrë pjesë në Parlamentin Europian, për t’u betuar si eurodeputet.
Euronews Albania ka siguruar dokumentin e “lejes shërbyese” për Belerin për të ndjekur takimet në Parlamentin Europian nga data 15 deri në datën 20 korrik në Strasburg.
Beleri pritet të dalë nesër nga qelia, pasi leja për të nis që të hënën në orën 10:00.
“Pas kërkesës së të dënuarit Dhionisis (Alfred) Beleri për leje shpërblyese në funksion të ndjekjes së punimeve në Parlamantin Europian në datat 15-20 korrik 2024 në Strasburg, referuar Urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm nr. 733 prot, datë 04.06.2024 “Për përbërjen dhe funksionimin e Bordit të Monitorimit të dhënies së lejes shpërblyese dhe të veçanta për të burgosurit në IEVP” është dhënë leje shpërblyese për të dënuarin Dhionisis (Alfred) Beleri nga data 15 korrik deri në 20 korrik 2024. Pas përfundimit të lejes pesë ditore, i dënuari Alfred Beleri do të kthehet në burgun e Fierit për të vazhduar kryerjen e dënimit, sipas vendimit të GJKKO” shkruhet në dokument.

Galentine’s Day, një ditë për reflektim dhe dashuri për veten përpara Shën Valentinit
Shifrat/ Arabia Saudite shënon rekord të dënimeve me vdekje për të dytin vit radhazi
Plani i ri i Brukselit për mbrojtjen
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare