DOKUMENTI/ PD fillon lëvizjet, del shkresa për nisjen e analizës zgjedhore

4 Dhjetor 2025 | 18:25

Partia Demokratike ka hyrë në lëvizje pas turit të takimeve të një grupi demokratësh, mes tyre ish-deputeti Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti.

Me udhëzim të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, të gjitha degëve në vend u është kërkuar të nisin menjëherë analizën e brendshme për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Burime bëjnë me dije se analiza do të kryhet në çdo degë dhe më pas do t’i përcillet drejtuesit politik të qarkut, për t’u dërguar më tej në Kryesinë e PD-së.

Ky proces e paraprin dhe duhet të përmbyllet para zgjedhjeve të brendshme në PD, të cilat pritet të zhvillohen në gjashtë muajt e parë të vitit 2026.

Një ditë më parë, Salianji dhe Alimehmeti zhvilluan takim me strukturat e PD-së në Durrës, ku gjatë diskutimeve u kërkua analizë e thelluar e gjendjes së partisë pas disa humbjeve të njëpasnjëshme elektorale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026