Dom Mark Pashkja: Zoti bëhet Njeri me lindjen e Krishtit, çfarë simbolizon pema
Zëdhënësi i Kishës Katolike në Shqipëri, Dom Mark Pashkja, ka thënë se festa e Krishtlindjes fut mbarë njerëzimin në një botë të re.
Komentet Pashkja i bëri në një lidhje për “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se me lindjen e Kishtit, Zoti bëhet Njeri.
Ai foli edhe për traditën e pemës së Krishtlindjes që sipas tij e ka zanafillën që nga koha e Martin Luterit.
“Jemi rasti unik ku festat e njërit janë ditë gëzimi për të gjithë të tjerët. Kështu që gëzuar festat për të gjithë. Kulmi i kremtimeve zë fill në katedralet e qyteteve, ku besimtarët qëndrojnë në pritje të asaj që quhet mesha e natës.
Në këtë meshë hap siparin festa e krishtlindjeve që simbolizon lindjen e Krishtit. Është një festë që fut mbarë njerëzimin në një botë të re. Ardhja e Krishtit nuk është një çështje e një personi, por kemi të bëjmë me ardhjen e zotit në tokë, pra bërjen e zotit njeri.
Pra është vetë zoti që kërkon njeriun. Pra njeriu konsiderohet i denjë që zoti të konsiderohet si ai. Pema e krishtlindjeve ka nisur që nga Luteri, pra që zoti të bëhet njeri, thoshte që nuk ka asgjë të pamundur, edhe në dimër thoshte mund të japin fryte pemët”, tha Pashkja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore